75 Mall Live Search
13:35 / E Enjte, 29 Janar 2026 / MSH1

Presidenti argjentinas s’ka teklif, e puth humoristen në mes të skenës

Pamjet e presidentit të Argjentinës duke puthur një grua janë bërë virale në të gjithë botën.

Teksa humoristja Fátima Flórez po mbante një shfaqje në Mar de Plata, Javier Milei u ngjit në skenë dhe i dha një puthje pasionante, shkruan IndeksOnline.

E gjithë audienca nisi të brohorasë dhe duartrokasë këtë moment të rrallë.

Por, për argjentinasit kjo nuk ishte e papritur. Milei dhe Flórez në të kaluarën kishin një lidhje.

Të dytë janë aktualisht beqarë dhe, pavarësisht ndarjes, disa herë kanë pohuar publikisht që gëzojnë relacion të mirë.