75 Mall Live Search
09:21 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Presidenti Batatina: Do bëjmë çmos që trofeu i kampionit të ngritet në Llap

Presidenti i Llapit, Beqir Batatina ka bërë falënderim publik për futbollisët pas fitores 2-1 ndaj Gjilanit të shtunën. Tani skuadra e Tahir Batatinës është vetëm dy pikë larg nga lideri Feronikeli.

Ai ka paralajmëruar që do të bëhet çmos që trofeu të vij në Podujevë. Kjo është letra e Batatinës. /Indeksonline/

Ndihem mjaft i lumtur me fitoren e sotme e cila na rrit dukshëm gjasat për titullin e kampionit. Falenderoj futbollistët për angazhimin dhe shpirtin ‘luftarak’ të tyre në ndeshje. Falenderim edhe për trajnerin Tahir Batatina dhe stafin e trajnerëve për punën e palodhshme. Po ashtu falenderim edhe gjithë qytetit dhe tifozëve “Legjendat” për përkrahjen e tyre të madhe. Do japim maksimumin dhe do bëjmë çmos që trofeu i kampionit të ngritet në Llap.