Presidenti Begaj në Kosovë, sot shpallet “Qytetar nderi” në Deçan
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/07/Bajram-Begaj.jpg)
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do ta vizitojë sot Deçanin dhe do të shpallet “Qytetar nderi” nga kjo komunë.
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë Deçanin. Në ora 11:00, Begaj do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Ndërsa nga ora 12:00, do të shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Deçanit. (Gllogjan/ Kuvendi Komunal i Deçanit)”