18:46 / E Martë, 16 Prill 2024 / Gj. Sh

Presidenti Begaj: President Rugova, pa udhëheqës vizionar si ai, kombi ynë nuk do të kishte sot këtë realitet

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të martën qëndroi në rezidencën e familjes Rugova ku nderoi figurën e peshën historike të veprimtarisë së Presidentit Ibrahim Rugova.

Presidenti Begaj gjatë qëndrimit të tij në Kosovë vizitoi familjen Rugova në Prishtinë, ku lartësoi presidentin Ibrahim Rugova dhe veprimtarinë e tij.

“Në shtëpinë e Presidentit Rugova, misionarit paqësor që punoi për Pavarësinë e Kosovës “si pika e ujit që bën vendin në gur” shkroi Begaj në rrjete sociale dhe shtoi se kontributi i presidentit Rugova shkon përtej kufijve të Kosovës.

“Pa udhëheqës vizionar si ai, kombi ynë nuk do të kishte sot këtë realitet”.