75 Mall Live Search
10:25 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / OSH

Presidenti dhe kryeministri lituanez evakuohen në bunker, aeroporti kryesor i mbyllur!

Lituania shpalli gjendje emergjence ajrore të mërkurën në mëngjes pasi një dron hyri në hapësirën ajrore lituaneze nga drejtimi i Bjellorusisë.

Ushtria aktivizoi misionin e mbikëqyrjes së hapësirës ajrore të NATO-s në Baltik dhe u bëri thirrje banorëve të zonave të prekura të evakuohen menjëherë.

“Alarm ajror! Shkoni menjëherë në strehimore ose në një vend të sigurt”, thuhej në njoftimin e emergjencës.

Droni u pa në Lituaninë Lindore, pranë kufirit. Alarmi u përhap shpejt në Vilnius, ku niveli i kërcënimit u ngrit në të kuqe, niveli më i lartë i mundshëm i paralajmërimit. Banorëve të kryeqytetit iu bë thirrje të strehoheshin dhe të ndiqnin udhëzimet e shërbimeve të emergjencës, raporton Reuters-i.

Presidenti Gitanas Nauswda dhe zyra presidenciale u evakuuan në strehimore, konfirmoi zëdhënësi i zyrës, Frederikas Jansonas . I njëjti protokoll u zbatua edhe për Parlamentin lituanez, ku anëtarët e parlamentit dhe stafi u dërguan në bodrumin e ndërtesës. Kryeministrja Inga Ruginienë u dërgua gjithashtu në një strehimore.

Trafiku është ndalur plotësisht. Trafiku ajror mbi Aeroportin e Vilniusit është mbyllur, si edhe trafiku publik dhe hekurudhor./Indeksonline/