75 Mall Live Search
15:30 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Presidenti francez letër Vuçiqit, shprehë dëshirën për të qenë pjesë e dialogut

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dërguar letër presidentit serb Aleksander Vuçiq ku i ka shprehur përkrahjen e Francës për një marrëveshje me Kosovën.

Po ashtu në letër ai paralajmëroi se së shpejti do ta vizitoj Serbinë, transmeton Indeksonline.

“Unë ndihem i privilegjuar që së shpejti do ta vizitoj Serbinë që të vendosim shenjë për lidhjet tona të fuqishme miqësore mes dy vendeve dhe mbështesim bashkëpunimin e mëtejshëm dypalësh bazuar në partneritetin strategjik”  kishte shkruar presidenti Macron sipas raportimeve nga zyra për media e presidentit Vuçiq.

Po ashtu në letër presidenti Macron shprehu përkrahjen për prespektivën evropiane të Serbisë.

Macron shprehu dëshirën për të qenë më e përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. /Indeksonline/