75 Mall Live Search
10:39 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Presidenti francez refuzon ta marr pensionin mijëra euro, si ish-president

Presidenti francez Emmanuel Macron ka hequr dorë nga pensioni i tij i ardhshëm, prej 6,220 eurosh bruto çdo muaj si ish-president i vendit.

Qeveria do të krijojë një sistem të ri pensionesh për ish-kryetarët e shteteve, bazuar në skemën e ardhshme të pikave universale , vuri në dukje Elysee, transmeton Indeksonline.

Macron, i cili festoi ditëlindjen e 42-të një ditë më parë, gjithashtu ka vendosur të mos ulet në Këshillin Kushtetues – zyra që i jepet çdo ish-presidenti francez, me një pagë që arrin në 13.500 euro.

Me vendimin e tij të së shtunës, Macron është bërë presidenti i parë që heq dorë nga përfitimi i dhënë nga ligji i vitit 1955.

Franca ka një sistem të ndërlikuar pensionesh, i cili është i ndarë në 42 “regjime speciale” në të gjithë sektorët privat dhe publik.

Sistemi i propozuar nuk do të ndryshojë moshën e pensionit ligjor që tani është 62 vjeç, por punëtorët do të duhet të punojnë deri në moshën 64 vjeç për të marrë një pension të plotë./Indeksonline/