08:58 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Presidenti gjerman viziton xhaminë, në Penzberg, pritet nga imami shqiptar

Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier, ka vizituar një xhami në qytetin gjerman Penzberg, ku është pritur nga imami i kësaj xhamie, Benjamin Idrizi, i cili është me origjinë nga Shkupi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vizitës së kësaj xhamie, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame në Penzberg, presidenti Steinmeier shoqërohej nga gruaja e tij, Elke Büdenbender dhe nga ministri i Brendshëm i shtetit gjerman Baravia, Joachim Hermann.

Në kuadër të vizitës, presidenti gjerman u informua rreth aktiviteteve të xhamisë nga imami Benjamin Idrizi dhe nga nënkryetarja e Bashkësisë Islame në Penzberg, Gönül Yerli.

Yerli, ndër të tjera, i shpjegoi presidentit Steinmeier se ezani në të gjithë botën këndohet në gjuhën arabe, ndërkohë e informoi edhe lidhur me aktivitetet që i realizojnë në xhami.

Ndërkaq, imami Benjamin Idrizi, i cili shoqëroi presidentin Steinmeier gjatë vizitës në xhami, i përktheu atij në gjuhën gjermane kuptimin e ezanit.

Steinmeri vlerësoi aktivitetet e Bashkësisë Islame në Penzberg dhe shprehu kënaqësi për aktivitetet që realizon kjo xhami edhe për jo myslimanët.