75 Mall Live Search
23:26 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / C E

Presidenti i Ankaragucu që rrahu gjyqtarin është mik i Erdoganit, deputet në dy mandate

Një skenë aspak e hijshme ka ndodhur sot në futbollin turk, një nga ligat më të forta në futbollin evropian (e shtat në renditje).

Presidenti i klubit të Ankaragucu, Faruk Koca së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë sulmuar në mes të fushës gjyqtarin Halil Umut Meler, duke e dëmtuar sidomos në pjesën e syrit.

Faruk Koca është shumë i njohur në Turqi. Ai është mik i ngushtë i presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan dhe një nga themeluesit e partisë së tij, AK Parti. Ai madje ka qenë deputet në dy mandate në parlamentit turk.

Vetë presidenti Erdogan ka reaguar në rrjetet sociale duke e dwnuar sulmin ndaj gjyqtarit.

“Dënoj sulmin ndaj gjyqtarit Halil Umut Meler pasi ndeshja Ankaragücü-Çaykur Rizespor sonte dhe i uroj shërim të shpejtë. Sporti do të thotë paqe dhe vëllazëri. Sporti është i papajtueshëm me dhunën. Ne nuk do të lejojmë kurrë që dhuna të zërë vend në sportet turke”, ka shkruar Erdogan.

Faruk Koca në vitin e kaluar u shpërblye nga ministria e sportit që drejtohet nga njerëzit e ish-partisë së tij me çmimin “Fair-Play”.

Kjo skenë në futbollin turk vjen në kohën kur Turqia fitoi garën për organizimin e Kampionatit Evropian të vitit 2032. /IndeksOnline/