Presidenti i Atalantës reagon për situatën e Lookman

Ademola Lookman ka kërkuar largimin e tij nga Atalanta.
Situata mes të dyja palëve është krisur, me nigerianin që ka kërkuar publikisht nga hierarkia e klubit që ta shesin te Interi.
Kjo bëri presidentin e Atalantës, Luca Percassi që të reagojë rreth sagës së krijuar.
“Pakti me Lookman u bë një vit më parë kur refuzuam 20 milionë euro nga PSG. Ne i thamë: do të të lëmë të largohesh në vitin 2025 për një klub super të nivelit të lartë dhe jo në Itali. Tani, situata [me Interin] është ndryshe dhe si gjithmonë, jemi ne ata që vendosim”, u shpreh Percassi.
Lookman, bëri rreth 118 paraqitje me Atalantën, ku shënoi 52 gola dhe 25 asistime si dhe gjatë këtyre viteve, kishte fituar edhe Europa League në vitin 2024./IndeksOnline/