Presidenti i Atletico Madrid, tifoz i Barcelonës!
Finalja e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve luhet në stadiumin e ri të Atletico Madridit.
Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka bërë të ditur dëshirën e tij për sa i përket fituesit të Ligës së Kampionëve.
Finalja e kompeticionit më të madh evropian për klube do të luhet në stadiumin e Wanda Metropolitano.
Derisa Barcelona dhe Atletico do të ndeshen këtë fundjavë në La Liga dhe janë rival për titullin e kampionit, presidenti i klubit madrilen shpreson që Barça ta fitojë trofeun e Championsit.
“Të shtunën dua të shoh një ndeshje me shumë gola, në mënyrë që tifozët të argëtohen sa më tepër”, deklaroi Cerezo. “Do të doja që Barcelona të fitonte Ligën e Kampionëve në stadiumin tonë”, theksoi ai.Kujtojmë se Barcelona në çerekfinale do të ndeshet me Manchester United.