75 Mall Live Search
22:38 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Presidenti i Ballkanit: Munishi është “BABA”, do të ketë kontratë edhe 20 vjet

Ballkani sot ka humbur kreun e Superligës, ku pas barazimit me Drenicën është parakaluar nga Drita.

Kjo paksa ia ka ulur “krenarinë” Ismet Munishit që e ka ngritur lartë personalitetin e tij, të paktën në deklarata.

Por edhe për kundër se ka humbur pozitën e parë, duket se i ka punët mirë me presidentin e klubit.

Arsim Kabashi e ka ngritur lartë Munishin duke e quajtur “Baba i trajnerëve shqiptar” dhe ka konfirmuar se do të jetë në krye të klubit edhe 20 vjet.

BABA i Trainerave në Shqiptari , edhe 20 vjet kontrate ka në FC Ballkani edhe nese kurr nuk bahemi Campion. Krenar dhe falenderus per gjithcka që je tu dhan ne klubin e qytetit i dashur Trainer”, ka shkruar Kabashi.

Gjatë kohës kur futbolli ishte në pauzë për shkak të koronavirusit, Munishi ka insistuar që të ndërpriten garat dhe Ballkani të shpallet kampion në tavolinë. /IndeksOnline/