Presidenti i Barcelonës konfirmon se mund të ketë ardhje tjera në klub
Sot u zyrtarizua lojtari më i ri i Barcelonës.
Bëhet fjalë për Junior Firpon, ish mbrojtësin e majtë të ekipit spanjoll, Real Betis për një vlerë prej 30 milionë euro me shtesa.
Barcelona deri më tani ka zyrtarizuar Griezmann, De Jong dhe Neto.
Ndërsa, pas zyrtarizimit të Firpos, presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu tha se mund të ketë ardhje tjera në klub.
“Ende kanë mbetur edhe disa javë për tu mbyllur afati kalimtar. Ndoshta do të nënshkruajmë edhe me ndonjë lojtar tjetër” – tha Bartomeu./Indeksonline/