75 Mall Live Search
23:37 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

E ftoi Erdoganin në dasmë, Ozil “sulmohet” nga gjermanët

Pas akuzave për paraqitjet zhgënjyese të marra në muajt e kaluar, Mesut Ozil është kritikuar përsëri, por këtë herë jo për arsye sportive.   

Duket se ylli gjerman ka ftuar në dasmën e tij presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke u kritikuar edhe nga vetë kancelarja gjermane.

Nuk është hera e parë që Ozil sulmohet për shkak të marrëdhënies së tij me presidentin turk. Në muajt e kaluar, në fakt, ai është kritikuar për shkak të një fotografie të bërë bashkë me Erdogan dhe është mbrojtur duke thënë se ai gjest nuk kishte lidhje me politikën.

Ky episod i ri ka nxitur reagimin e eksponentëve të ndryshëm politikë gjermanë. “Është një gjë që na trishton, – ka thënë Helge Braun, – që zhgënjen tifozët e futbollit. Gjithsesi, mbetet një zgjedhja private që duhet respektuar”.

Më i ashpër ka qenë Cem Ozdemir, me origjinë turke si Ozil: “Është një ftesë e papërshtatshme. Lojtarët që kanë luajtur me kombëtaren duhet të jenë një shembull”.