18:40 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Bayernit: Sane po vjen, Guardiola nuk e di se çfarë po ndodh

Bayern Munchen nuk kanë hequr dorë nga dëshira për të pasur në skuadër Leroy Sane.

Trajneri i Manchester Cityt në një intervistë më parë ka hedhur poshtë mundësinë që gjermani të bashkohet me kampionët e Bundesligës.

Për një kohë të gjatë (Bayern) flasin për interesin e tyre, por Leroy është lojtari ynë dhe shpresojmë se ai mund të qëndrojë sezonin e ardhshëm dhe sezonin e ardhshëm dhe sezonin e ardhshëm“, kishte deklaruar Pep Guardiola.

Por presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge thotë se shpresat e Bayernit për të sjellë Sanen në “Allianz Arena” ende nuk kanë përfunduar dhe se Guardiola nuk mund ta di çfarë po ndodh.

Nuk e di nëse Pep e di se çfarë po ndodh në klubin e tij, nuk ka asnjë ide, le të presim,” tha Rummenigge për  Bild .

Nëse ka diçka për të njoftuar, atëherë ne do ta bëjmë këtë, por nuk është aq larg“, përfundoi numri një i Bayernit.

Sane është një nga lojtarët më të vlerësuar të Guardiolës te Manchester City. /IndeksOnline/