22:25 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Bayernit tregon se a do ta transferonte Ronaldon

Cristiano Ronaldo është bërë transferimi më i madh i kësaj vere duke kaluar në Juventus nga Real Madrid për rreth 100 milionë euro.

Për këtë kalim ka folur edhe numri një i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, shkruan indeksonline.

Ai ka thënë se ky transferim është i tëri për shkak të marketingut dhe Bayerni nuk do ta kishte bërë kurrë.

“Ai është një lojtar i cili ka fituar gjithçka në Real Madrid në vitet e fundit,” ka thënë Rumemenigge.

“Për pesë vitet e fundit ai ka qenë lojtari më i mirë në botë. Pyetjet e marketingut kanë luajtur një rol të madh në këtë lëvizje, por Bayern nuk do të investonte aq shumë para tek një lojtar 33 vjeç”, shtoi ai.

“Isha i habitur që homologu im Andrea Agnelli vendosi të përfshihej në këtë marrëveshje”.

“Në Itali ka tërhequr shumë lëvdata. Nga pikëpamja e Juventusit nënshkrimi ka kuptim; Futbolli italian ka humbur terren në vitet e fundit. Me këtë operacion të madh, italianët shpresojnë të marrin përsëri vëmendjen e botës së futbollit”, përfundoi gjermani. /IndeksOnline/