Presidenti i Brazilit del pozitiv, pak ditë më parë u takua me Trump

Mediat e huaja kanë raportuar se presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka dalë pozitiv në testin që ka bërë për Koronavirusin.
Më herët kishte dalë pozitiv edhe një person i stafit të tij.
Bolsonaro është takuar ditën e shtunë me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Mirëpo nëpërmjet një statusi në Twitter ai ka shkruar se lajmet janë të rreme dhe se po priten rezultatet e analizave të dyta.