Presidenti i Como-s ia mbyll derën Fabregasit: Nuk shkon askund!

Cesc Fabregas po flitet se mund t’i bashkohet Interit, pasi skuadra italiane e largoi nga stoli, Simone Inzaghin.
Po raportohet se Fabregas tashmë ka arritur marrëveshje me klubin “Nerazzurri”, por klubi i Comos ka vendosur t’ia mbyllë derën, shkruan Indeksonline
Presidenti i klubit italian, Mirwan Suwarso ka deklaruar se Fabregas nuk e ka ndërmend të shkojë askund.
“Ne kemi një projekt të gjatë dhe Fabregas është pjesë e tij. Ai nuk do të largohet nga klubi”, ishte përgjigjja e shkurt e presidentit
Kujtojmë se në rast se Fabregas nuk mund të emërohet trajner i Interit, atëherë skuadra e dytë në Champions League detyrohet të kërkojë një tjetër./Indeksonline/
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 4, 2025
Como president Mirwan Suwarso: “We have a long term project and Cesc Fabregas is crucial part of it. He won’t leave the club”. pic.twitter.com/HE96toqwxH