75 Mall Live Search
13:20 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / C E

Presidenti i Dortmundit -mesazh të qartë Manchesterit për Sanchon

Manchester Unitedi ka qenë në ndjekje të Jadon Sanchos gjatë gjithë verës.

Por “Djajtë e kuq” nuk janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë euro për sulmuesin anglez.

Por numri një i klubit gjerman, Michael Zorc, ka dërguar një mesazh të qartë për skuadrën që e kërkoi atë gjithë verën.

“Dera është e mbyllur, unë e kam thënë këtë 27 herë”, tha Zorcu.

Ky deklarim i shkurtër i tij nënkupton se lojtari do të qëndrojë të paktën edhe një sezon në Dortmund.

Sancho aktualisht është në Angli dhe do të bashkohet me Southgaten para ndeshjeve të tetorit. /IndeksOnline/