Presidenti i Dritës “diss” Ismet “Babës” – Ciu, ciu!
Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Dritës dhe Sileks, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Evropa Ligë.
Djelmoshat e Nuhiut u treguan të zot, ku me dy gola arritën ta mposhtin skuadrën e Sileks, shkruan IndeksOnline
Golin e parë për kampionen e Kosovës e shënoi, Gerbeshi nga penalltia në minutën e 48’të të takimit, ndërkaq për ta vulosur këtë sfidë në 0:2 u përkujdes kapiteni i skuadrës kosovare, Ardian Limani.
Ndërkaq, pas kësaj kësaj fitore reagoi edhe presidenti i klubit të Dritës, Valon Murseli, ku në profilin e tij në “Facebook” shkruan: Ciu, ciu.
Fjali kjo e përdorën nga trajneri i Ballkanit, Ismet Munishin sezonin e kaluar, pasi skuadra e tij ishte favoritet për titull të Superligës.
A është ky një diss?