Presidenti i Dritës: E kam menduar dorëheqjen, por jo tani

Presideni i FC Drita Valon Murseli është duke menduar të dorëhiqet nga ekipi i tij, por këtë nuk mendon ta bëjë tani.
Ai ka treguar se në dy ndeshjet e fundit ekipi i tij ka marrë rezultate të dobëta, duke e vështirësuar shumë rrugën drejt mbrojtjes së titullit Kampion.
Njoftimi i plotë:
Te dashur INTELEKTUAL besnik dhe ju adhurues të futbollit.Klubi jonë FC DRITA në dy ndeshjet e fundit nuk ka marrë rezultate pozitive duke e vështirësuar shumë rrugën drejt mbrojtjes së titullit Kampion! Jemi të vetëdijshëm që këto rezultate negative tek disa tifozë e kanë zbehur besimin për suksese, por DRITA edhe në vitet më të lavdishme të saja, ka kaluar nëpër këso llojë pengesash e presione dhe nuk ka pasur forcë që e ka ndalu drejt qëllimit të saj.Sot jemi edhe ne të zhgënjyer së bashku me ju për këto rezultate negative andaj edhe ju kërkojmë falje, sepse futbolli i ka të gjitha rezultatet andaj ne si një ekip Kampion i vendit duhet ta pranojmë çdo rezultat!Duke pas parasyshë angazhimet e mija familjare dhe të bizneseve gjithandej nëpër botë, tash e një vitë kam menduar tërheqjen nga posti i presidentit të klubit por asnjehere nga aksionet qe kam në klub!Në këto momente jemi të fokusuar tërësisht në ndeshjet e radhës dhe dorheqja ime nuk bëhet fjalë tani, sepse ne logaritë i bëjmë në fund të sezonit! Klubi do të jetë në duar të sigurta dhe do të vazhdojë sigurt drejtë synimeve tona të përbashkëta edhe për shumë vite!Forca DRITAMe respekt,Valoni