22:45 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / A. A

Presidenti i Dritës: Nuk kënaqemi me humbje, por kënaqemi kur mbrohet denjësisht fanella

Presidenti i Dritës, Flamur Bunjaku ka komplimentuar futbollistët për paraqitjen ndaj Feyenoordit.

Drita humbi 3-2, por deri në fund luftoi me ‘mish e me shpirtë’.

“Krenarë pa fund me paraqitjen e futbollistëve ndaj Feyenoordit. Ne nuk kënaqemi asnjëherë me humbje, por jemi të kënaqur kur mbrohet denjësisht fanella dhe luhet për stemën. Nuk u treguam inferior as ndaj Feyenoordit, nuk do të tregohemi asnjëherë ndaj asnjë kundërshtari. Ky është vetëm fillimi, netë edhe më të mëdha evropiane na presin në të ardhmen” shkruan Bunjaku në Facebook.

/Indeksonline/