Presidenti i FC Prishtinës: Tifozët duhet ta mbështesin skuadrën dhe jo të protestojnë
Remzi Ejupi, presidenti i klubit FC Prishtina, ka folur për IndeksOnline në lidhje me thirrjen e tifozëve të ktij klubi që në ndeshjen Prishtina-Gjilani të protestohet për gjendjen në të cilën po e kalon ky klub.
Ejupi tha se “Tifozët duhet ta mbështesin skuadrën dhe jo të protestojnë”, “klubi ka gjithmonë nevojë për mbështetje”, theksoi ai.
Kurse pak më parë drejtuesi i tifo grupit të skuadrës së Prishtinës “Plisat”, Albert Kastrati në rrjetin e tij social facebook, i ka ftuar të gjithë adhuruesit e FC Prishtinës që të protestojnë nga tribunat për gjendjen në të cilën po ndodhet klubi nga kryeqyteti.
Po ashtu ai ka kritikuar sjelljet e klubit, duke thënë se ata janë duke i injoruar problemet./Indeksonline/.