75 Mall Live Search
16:42 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Presidenti i Federatës gjermane: Futbolli të rinisë, në të kundërt shumë klube do falimentojnë

Teksa UEFA dhe FIFA për datën dhe mënyrën sesi do të rinisë futbolli nga Gjermania vjen një thirrje vërtetë domethënëse. Kriza ekonomike në futboll për shkak të koronavirusit po merr aq përmasa të mëdha saqë një pjesë e klubeve mund të rrezikojnë falimentimin.

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DBF) ka një paralajmërim. Fritz Keller flet hapur për Kicker rreth pasojave ekstreme që mund të ketë pezullimi përfundimtar i këtij sezoni. Kosto ekonomike do të ishte e madhe dhe shumë klube gjermane nuk do e përballonin dot faturën.

“Duhet të kthehemi me çdo kusht në fushë për të shpëtuar sistemin, edhe me koston e zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë. Përndryshe, disa tifozë nuk do të jenë në gjendje për të shkuar e parë një ndeshje të skuadrës së zemrës, sepse skuadra nuk mund të ekzistojë më”, komenton Keller.