Presidenti i Federatës së Futbollit të Palestinës dënohet për shkak të Messit
Shtëpia e madhe e futbollit, FIFA e ka dënuar me 12 muaj suspendim Presidentin e Federatës së Futbollit të Palestinës, Jibril Rajoub pasi që i kishte nxitur njerëzit në vendin e tij të djegin fanellën dhe foto të futbollistit të Barcelonës, Lionel Messi, transmeton Indeksonline.
Ai po ashtu është dënuar edhe me një gjobë prej 17.000 euro për nxitje të urrejtës me deklaratat e bëra para ndeshjes miqësore mes Argjentinës dhe Izraelit. Kjo miqësore u prit të luhej në qershor por u anulua.
Rajoub nuk ka të drejtë të merr pjesë në asnjë ndeshje futbolli në 12 muajt e ardhshëm. /Indeksonline/