15:16 / E Diele, 20 Gusht 2023 / Gj. Sh

Presidenti i Federatës së Spanjës puthi çdo futbolliste pasi fituan Kupën e Botës

Kombëtarja e Spanjës e femrave ka arritur të fitoj për herë të parë në histori Kupën e Botës.

Spanja në finale mposhti Anglinë me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Olga Carmona, shkruan IndeksOnline.

Gëzimi i tyre ishte i madh, e kjo u vërejt edhe te Presidenti i Federatës së Spanjës, Luis Rubiales, i cili puthi secilën futbolliste duke ia uruar titullin.

Ndër puthjet që morri vëmendjen ishte ajo me futbollisten Jenni Hermoso, ku e puthi në buzë./IndeksOnline/