Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit 2030 luhet në Spanjë
Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha një lajm sa i përket Botërorit të vitit 2030.
Në mbrëmjen gala të Shoqatës së Shtypit Sportiv të Madridit, Louzan konfirmoi se finalja e këtij Botërorit do të luhet në Spanjë, megjithëse nuk specifikoi se në cilin stadium.
Deri më tani, Louzán kishte shprehur gjithmonë besimin e tij se finalja do të mbahej në Spanjë, por ai kurrë nuk e kishte konfirmuar atë. Maroku gjithashtu po pretendon të jetë organizatori i ndeshjes vendimtare, megjithëse, sipas Louzán, do të jetë Spanja ajo që do ta presë atë.
Kujtojmë se Botërori i vitit 2030, zhvillohet po ashtu në tre shtete si Maroku, Spanja dhe Portugali, me disa ndeshje që zhvillohen në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguaj si shkak i 100 vjetorit të kësaj gare./IndeksOnline/

