75 Mall Live Search
21:01 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Presidenti i Feronikelit ankohet në referim: ‘Visar Kastrati është kriminel i futbollit të Kosovës’

Ekipi i Ballkanit arriti të kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës pas barazimit me Feronikelin. Goli si mysafirë i mjaftoi ekipit nga Suhareka që të shkruaj historinë.

Pas kësaj ndeshje, ka reaguar presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, transmeton Indeksonline.

Ai ka akuzuar referin Visar Kastrati për rezultatin e ndeshjes. Sipas tij, referi e ka shitur gjysmë-finalen.

Ramaj në postimin e tij e ka quajtur kriminel të futbollit Visar Kastrati.

Postimi i plotë i Naser Ramaj:

Heroj i Ballkanit sod ishte referi kryesor i ndeshjes Visar Kastrati, faktikisht ky ishte edhe turpi i futbollit kosovar , njeriu qe e shiti gjysëm finalen e feronikelit. Kjo që sotë ndodhi ne futbollin kosovar i jep mesazh te qartë qdo skuadre se kotë investoni se janë referët ata qe vendosin se kush do fitojë ndeshjen. Kjo na bënë të qartë se drejtësi ne sportin kosovar nuk ka. bëjë thirrje organeve kompetente te hetuesis qe ta hetojnë këtë krimë te futbollit kosovar, nuk jem klubi i vetëm që po kërkojmë hetime shumica prej klubeve i kanë të njëjtat dyshime, ndersa hetuesia jonë heshtë po gjithashtu edhe federata e futbollitë. 

Ky është referii shitur, ky është edhe kriminel i futbollit të kosovës. /Indeksonline/