75 Mall Live Search
21:12 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka një porosi për gjyqtarët kosovarë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, kanë mbajtur sot një takim me gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë.

Gjatë këtij takimi presidenti Ademi ka shprehur keqardhje për rastin e ndodhur javë më parë në Gjilan, kur u sulmua fizikisht gjyqtari anësor, Meriton Berisha, teksa ka thënë se janë duke u hulumtuar nga organet e FFK-së të gjitha ato që kanë ndodhur deri më tash.

Presidenti Ademi ka kërkuar nga të gjithë gjyqtarët që të jenë shumë më vigjilentë dhe më profesional në punën e tyre në fushën e gjelbër.

Ai ka theksuar se nuk do të tolerohen gabimet dhe tendencat, ngase investimet e klubeve janë rritur dhe ato duhet mbrojtur me drejtësi maksimale në fushën e gjelbër.

Gjithashtu, presidenti Ademi kërkoi nga gjyqtarët që të jenë sa më të koordinuar, të mos bëjnë gabime dhe ta ruajnë rregullsinë e ndeshjeve, ngase puna e gjithsecilit prej tyre është me përgjegjësi të madhe.