75 Mall Live Search
23:13 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi priti delegacionin e FIFA-s për sistemin TMS

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sot, ka pritur një delegacion të FIFA-s të sistemit TMS, në përbërje Silvia Costa Salva, Dana Butticker dhe Bernard Weber, të cilët kanë ardhur në Kosovë për vizitë pune.

Arsyeja e ardhjes së këtij delegacioni është shkëmbimi i informacioneve rreth  regjistrimit të futbollistëve në sistemet FIFA Connect dhe FIFA TMS, si dhe mënyra e përfitimit nga  “Claims Training Compensation”.

Presidenti Ademi iu dëshiroj mirëseardhje delegacionit nga FIFA dhe gjatë bisedës i informoj ata me rrjedhën e punës dhe organizimin e FFK-së, regjistrimin e lojtarëve dhe klubeve, si dhe për punën e mirë që është bërë deri më tash në këto dy sisteme nga ekipi i FFK-së.

Ndërkaq, anëtarët e delegacionit të FIFA-s e inkurajoj FFK-në për punën e deritashme në këto dy sisteme, teksa u shprehën të gatshëm për mbështetje.

Ndërkohë, të mërkurën, delegacioni i FIFA-s, do të mbajë një seminar me administratorët e FFK-së dhe administratorët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë,  ku do t’i informojnë ata më hollësisht për sistemin TMS dhe do t’i japin më shumë.