75 Mall Live Search
08:00 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / G T

Presidenti i FIFA-s Infantino vjen sot në Kosovë, dekorohet nga Vjosa Osmani

Numri një i futbollit në botë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino sot vjen në Kosovë.

Ai do të dekorohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shkruan Indeksonline

Kjo është hera e dytë që Infantino pritet nga krerët e shtetit dhe Federata e Futbollit e Kosovës.

Kujtojmë se Kosova të premten luan ndaj Sllovenisë, ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026./Indeksonline/