19:00 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Presidenti i FIFA-s përmes një deklarate tregon se a do rifillojnë përsëri ndeshjet në futboll

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino përmes një deklarate ka thënë që do të ishte e papërgjegjshme që futbollisti të filloj nëse rrezikohet jeta e njerëzve.

Sipas tij autoritetet janë duke planifikuar se kur do të jetë koha më e sigurt për rifillimin e sezonit, transmeton IndeksOnline.

“Do të ishte më shumë se e papërgjegjshme të detyrosh të rifillojnë garat nëse gjërat nuk janë 100 përqind të sigurta. Nëse duhet të presim pak më gjatë duhet ta bëjmë këtë. Është më mirë të presim pak më gjatë sesa të ndërmarrim rreziqe” ka thënë Infantino.

Futbolli është pezulluar pothuajse në të gjitha vendet shkaku i përhapjes së pandemisë covid-19./IndeksOnline/.