75 Mall Live Search
10:52 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Finlandës e shikon ndeshjen te tifozët e “thjeshtë”

Finlanda u mposht nga Italia me rezultat 1-2 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Në tribunë për të ndjekur këtë ndeshje ishte edhe presidenti i shtetit finlandez, Sauli Niinistö, shkruan Indeksonline.

Ai këtë ndeshje nuk e ndoqi nga tribuna “VIP” e stadiumit por iu bashkua tifozëve të kombëtares.

Ai njihet për jetën e tij të thjeshtë dhe shpesh është parë duke shkuar me biçikletë në punë.

Ai u zgjodh president për herë të parë në vitin 2012 në mandat gjashtë vjeçar derisa ka rifituar edhe mandatin e dytë në vitin 2018. /IndeksOnline/