75 Mall Live Search
20:53 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Presidenti i Gjilanit konfirmon se i ka ndarë pagat me 50% zbritje

Gjilanit ka vazhduar ti paguaj futbollistët e vetë edhe gjatë kësaj krizë financiare, por më marrëveshje me futbollistët, kanë vendosur që rrogat të paguhen me 50% ulje gjatë pandemisë.

Gjilanasit përveç marsin edhe për muajin prill i kanë ekzekutuar pagesat për futbollistët.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i klubit të Gjilanit, Florim Zuka.

Sa i përket pagave, nuk kemi pasur problem asnjëherë. Sikurse në muajin e kaluar edhe për këtë muaj i kemi ekzekutuar pagesat me kohë dhe më 50% ulje”, ka deklaruar Zuka për Infokus.

Ai është shprehur i shqetësuar për shëndetin e futbollistëve e po ashtu edhe për vazhdimin e kampionatit.

Ne jemi të brengosur për shëndetin e lojtarëve dhe për zhvillimin e kampionatit”, ka shtuar Zuka.

Gjilani është një prej shumicës së klubeve që mbështetë fuqishëm vazhdimin e kampionatit.

Gjilanasit aktualisht renditen në pozitën e tretë në tabelë dhe kanë gjasa për titullin kampion apo edhe vendin e dytë në tabelë.