Presidenti i Gjilanit mbledhë lojtarët para derbit: Kërkoj të vdisni në fushë!
Presidenti i Gjilanit, Florim Zuka ua ka mbajtur një ligjëratë të shkurtër futbollistëve në stërvitjen e sotne.
Indeksonline mëson se Zuka i ka motivuar lojtarët para derbit me Dritën, ndërsa kishte disa kërkesa për ta.

Ndër të tjera, presidenti ka kërkuar që secili të jep maksimumin nga vetja për këtë ndeshje.
“Disa prej juve e dini, disa nuk e dini. Derbi ma i madh është ky. Du me dhanë maksimumin, du me vdekë ne fushe. Ne çdo pozite, çdo lojtare, jeni ma te mire se ata. Te dillen ka me pas shperblime te forta, por edhe gjoba te forta. Ata jane me te dobet se na, ata vec me angazhim munen me na mujt” iu ka thënë Zuka lojtarëve./Indeksonline/
