75 Mall Live Search
11:30 / E Diele, 22 Qershor 2025 / Burim

Presidenti i Izraelit: Sulmi i SHBA-së ndaj Iranit, historik

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog e ka quajtur sulmin e SHBA-së ndaj Iranit një vendim “historik” dhe “të guximshëm”.

I pyetur nga BBC nëse aftësitë bërthamore të Iranit janë eliminuar, Herzog thotë se nuk i di detajet, “por është mjaft e qartë për mua se programi bërthamor iranian është goditur ndjeshëm”.

Ai u pyet gjithashtu nëse Izraeli i kërkoi drejtpërdrejt presidentit amerikan, Donald Trump të sulmonte Iranin. Herzog thotë “ne vendosëm t’ua lëmë amerikanëve”, përpara se të shtonte se nuk e dinte që SHBA do të sulmonte objektet bërthamore të Iranit.

“U zgjova kur ndodhi,” thotë ai.

A do të ndalojë tani Izraeli sulmet ndaj Iranit? Herzog nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë vetëm se Irani po qëllon raketa në territorin izraelit dhe “ne duhet të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur veten kundër raketave”.

“Mënyra për ta bërë këtë është sigurisht që ta trajtojmë atë në një nivel ndërkombëtar dhe të sigurohemi që të ketë një strategji daljeje,” shtoi ai.