14:35 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Kinës e dërgon vlerën e Bitcoinit në mbi 10 mijë dollarë

Çmimi i Bitcoin u rrit me shpejtësi pasi presidenti i Kinës, Xi Jinping, gjatë një fjalimi lavdëroi teknologjinë blockchain, duke bërë thirrje që vendi i tij të avancojë në këtë fushë.

Vlera e kriptomonedhës më të madhe në botë shkoi në 10,332 dollarë ditën e shtune sipas të dhënave të uebsajtit CoinDesk. Aktualisht monedha këmbehet me 9,330 dollarë.

Rritja erdhi ndërsa lideri i Kinës foli për teknologjinë e cila bën të mundur kriptomonedha si bitcoinin. Sipas media shtetërore, Xi tha të premten se Kina duhet të marrë një rol udhëheqës në këtë sektor.

Gjithashtu kërkoi që vendi i tij të përfitojë nga mundësitë që ofron blockchaini në fusha të ndryshme nga financa, edukimi dhe kujdesi shëndetësor. Një blockchain është një regjistër digjital, i cili ka rekorde transaksionesh të kryera mbi një rrjet kompjuterik.

Pekini ka mbajtur një pozicion të ashpër ndaj kriptomonedhave, duke i ndaluar ato së bashku me Ofertat Fillestare të Monedhave (ICO) në 2017.

Por Banka Qendrore Kineze prej kohësh po zhvillon një monedhë digjitale. Në muajt e fundit zhvillimi i saj është përshpejtuar ndërsa Facebooku dhe një numër kompanish po tentojë të shkundin industrinë globale të shërbimeve financiare.