09:37 / E Hënë, 13 Mars 2023 / L K

Presidenti i Kinës planifikon takim me Vladimir Putin?

Presidenti i Kinës, Xi Jinping po planifikon një vizitë në Rusi për të takuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme.

Planet për një vizitë vijnë pasi Kina është ofruar për të ndërmjetësuar paqen në Ukrainë, një përpjekje që është pritur me skepticizëm në Perëndim duke pasur parasysh mbështetjen diplomatike të Pekinit për Moskën”, shkruan Reuters.

Ministria e Jashtme e Kinës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi mundësinë që Xi të shkojë në Moskë dhe Kremlini refuzoi të komentojë./abcnews.al/

Kina dhe Rusia arritën një partneritet “pa kufij” në shkurt të vitit 2022, javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën dhe të dy palët kanë vazhduar të riafirmojnë fuqinë e lidhjeve të tyre.