75 Mall Live Search
10:16 / E Premte, 16 Janar 2026 / G T

Presidenti i klubit boshnjak takohet me Edin Dzekon, diskutohet e ardhmja e tij!

Edin Dzeko mund të largohet nga Fiorentina gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi nga Bosnjë e Hercegovina së fundmi është takuar me presidentin e klubit, Zheljezniçar Sarajevo FK, Nijaz Bërkoviq, shkruan Indeksonline

Por, siç raportohet në gazetën “Sport bez cenzure”, ky takim s’ka të bëjë për të ardhmen e tij si futbollist, por për diçka krejt tjetër.

Presidenti i klubit boshnjak është munduar të bindte ish-futbollistin e shumë skuadrave që t’i bashkohet atij në projektin e Zheljezniçar Sarajevo.

Pra ky takim kishte të bënte për të afruar Dzekon në klubin boshnjak, tani apo në të ardhmen./Indeksonline/