75 Mall Live Search
12:59 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Presidenti i KOK-ut: Sot e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm do të flasë për Kosovën e vogël, por me potencial të madh

Presidentja e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka reaguar në lidhje me triumfin e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike të Tokios.

Krasniqi me anë të një postimi tha se Distria bëri krenar jo vetëm Kosovën por gjithë shqiptarinë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Shumë krenarë që e përjetojmë edhe një moment të tillë. Distria Krasniqi e bëri jo vetëm Kosovën, por gjithë shqiptarinë krenare. Medalja e artë olimpike është kulmi i suksesit të karrierës së një sportisteje. Urime Distria, urime Toni Kuka, urime Federatë e Xhudos. Faleminderit që ju kemi.Sot e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm do të flasë për Kosovën e vogël, por me potencial të madh. Tash i kemi dy medalje nga Lojërat Olimpike, por unë besoj se falë jush ky numër do të ndryshohet brenda orësh.