75 Mall Live Search
22:33 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / Z S

Presidenti i Kolumbisë: Grupi i Dritan Gjikës në Abu Dhabi ka tentuar të më vrasë

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka bërë një deklaratë të fortë përmes një postimi në rrjetin social X, duke pretenduar grup i shqiptarit Dritan Gjika ka tentuar të organizojë një atentat ndaj tij

“Ky quhet karteli i trafikut të drogës, me qendër në Abu Dhabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, nëpërmjet CTI-së, portin e Buenaventurës. Ata janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të mbulojnë autorët e vrasjes brenda prokurorisë. Ata kanë tentuar të më bëjnë atentat pa sukses”, shkruan Gustavo Petro.