Presidenti i La Ligas, Javier Tebas shpreson që Mbappe të luaj për Real Madridin

Kylian Mbappe mund të largohet nga PSG-ja gjatë afatit kalimtar veror.
Futbollisti francez ditë më parë ka bërë të ditur se nuk do të vazhdoj kontratën e cila skadon në qershor të vitit 2024, dhe kjo ka bërë që klubi i PSG-së ta nxjerr në shitje pasi nuk dëshiron ta humb falas në fund të sezonit të ardhshëm, shkruan IndeksOnline.
Për transferimin e Mbappes prej kohësh është e interesuar skuadra e Real Madridit.
Së fundi Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka komentuar largimin e mundshëm të Mbappes nga PSG-ja dhe shpreson që ai të transferohet te Real Madridi.
“Shpresoj se Mbappé mund të vijë. Nëse më pyet mua si tifoz, mendoj se ai do të largohet nga PSG këtë sezon. Në UEFA ka më shumë kontroll ekonomik dhe PSG ka një masë pagash shumë të larta dhe duhet të shkarkohet. Largimi i Mbappes do të ketë dy gjëra këtë vit të fundit, të ardhura të mira nga transfertat dhe një ulje të ndjeshme të masës së pagave që do ta bëjnë atë t’i afrohet standardeve të UEFA-s. Nga ata atje, ai është kandidati më i madh që kjo të ndodhë nëse PSG dëshiron të fillojë të respektojë rregullat menjëherë. Unë e kuptoj që po, Madridi ka kapacitetin për ta bërë këtë.”, ka deklaruar Tebas./IndeksOnline/