Presidenti i La Ligas për Kylian Mbappen: Janë rritur shanset që ai të luaj në ligën spanjolle

Telenovelës së Kylian Mbappe dhe Real Madridit duket se po i vije fundi dhe tashmë po flitet se ai ka arritur marrëveshje me gjigantin spanjoll.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka folur mbi situatën e sulmuesit të Paris Saint-Germian, Kylian Mbappe dhe e quan pothuajse të kryer transferimin e tij te Real Madrid, shkruan Indeksonline
“E kam thënë javë më parë që shanset janë diku rreth 50 për qind, tani janë më shumë.”
“55/60 mendoj. Çdo ditë që kalon dhe Mbappe nuk firmos kontratë të re me PSG-në, përqindja rritet”, u shpreh presidenti i La Ligas
Kujtojmë që Kylian Mbappes i skadon kontratë me Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni dhe me shumë gjasa do të largohet drejt “Santiago Bernebeu” si lojtar i lirë./Indeksonline/