75 Mall Live Search
19:46 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Presidenti i La Ligas: Real Madrid nuk është i detyruar të shesë askënd për të paguar Mbappen

Zërat se Kylian Mbappe do të jetë futbollist i Real Madridit shtohet dita e ditës.

Sulmuesi francez, javën e kaluar ka njoftuar klubin e PSG-së se nuk do ta vazhdoj kontratën dhe do të largohet në fund të sezonit si futbollist i lirë, shkruan IndeksOnline.

Ai ende nuk ka vendosur se cili do të jetë klubi i ardhshëm, me media spanjolle që tashmë kanë raportuar se klubi mbretëror veqse ka nënshkruar kontratë me Mbappen.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas së fundi është pyetur nëse do të duhet Reali të shiste ndonjë futbollistë për të paguar yllin francez.

“Është një klub në një situatë optimale ekonomike. Presidenti dhe drejtori i përgjithshëm janë menaxherë shumë të mirë, por janë shumë të këqij kur duan të organizojnë gara të reja. Nuk janë të detyruar. për të shitur këdo për t’i paguar Mbappe-s, aspak.” tha Tebas për L’Equipe./IndeksOnline/