75 Mall Live Search
14:55 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / C E

Presidenti i La Ligas tallet me kampionatin francez: Messi po i mungon shumë futbollit

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka thumbuar kampionatin francez, Ligue 1, duke thënë se futbollit i ka munguar Lionel Messi që kur vendosi ta lë Barcelonën për PSG-në.

Duke folur në Samitin e Ole Sports, Tebas kundërshtoi fillimisht largimin e Messit nga La Liga, duke thënë se futbollit i mungon tani që ai luan në Francë, shkruan Indeksonline.

Mendoj se Messi nuk i mungon vetëm në La Ligas, ai i mungon edhe futbollit, sepse liga franceze është ajo që është, apo jo?” tha ai. “Unë mendoj se sado që është në PSG, ai është i ndjekur shumë më pak se kur ishte në Barcelonë”.

Prandaj, futbollit i mungon Lionel Messi dhe shpresojmë që ai të ketë një Kupë Bote të mrekullueshme, sepse atje të gjithë do të mund ta shohim përsëri. Unë nuk i shoh të gjithë tifozët duke e parë PSG-në kundër Nantes, nuk e shoh. Barçën, brenda një lige, e kam parë shumë më shpesh”, tha ndër të tjerash Tebas.

Messi aktualisht po luan sezonin e tij të dytë në Francë pasi iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2021. Pas një viti të parë disi zhgënjyes në Paris, argjentinasi duket se po kthehet në maksimumin e tij, duke shënuar 12 gola dhe 13 asistime në 17 ndeshje deri më tani në këtë sezon. /IndeksOnline/