Presidenti i Lille konfiromon largimin e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille OSC, pasi presidenti i klubit, Olivier Létang, ka zbuluar se klubi nuk ka ndërmend ta mbajë atë përtej kësaj vere.
Anësori, i cili iu bashkua Lille nga Basel në vitin 2022, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ka shprehur vazhdimisht dëshirën për t’u larguar drejt një klubi më të madh.
Gjatë një konference për media, Létang sqaroi qëndrimin e Lille ndaj yllit të Kosovës:
“Edoni ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Nuk më duket e përshtatshme ta mbajmë në skuadër me vetëm një vit kontratë të mbetur, duke pasur parasysh situatën ekonomike të futbollit francez. [Largimi i tij është diçka] që po e parashikojmë.”
Duke pasur këtë parasysh, presidenti i klubit shtoi se, pavarësisht afrimit të Marius Broholm, Lille do të kërkojë një tjetër anësor për të pasur katër lojtarë në dispozicion për krahët.