Presidenti i Lille: Unë e kam pranuar ofertën e Napolit për Pepe, tani i mbetet lojtarit
Presidenti i Lille, Gerard Lopez, foli ekskluzivisht tek Tuttosport për të ardhmen e Nicolas Pepe, duke konfirmuar se kishte gjetur një marrëveshje me Napoli për transferimin e tij për një shifër rekord, shkruan CalcioMerkato, përcjell Indeksonline.
“Për Pepe, ne morëm oferta që na kënaqin ekonomikisht nga 4 klube të mëdha, ndërsa për Leao ka 8 ekipe, 4 prej të cilëve janë italianë, Napoli janë të interesuar për të dy. De Laurentiis na ka ofruar 80 milionë euro për Pepe dhe kemi pranuar por tani i mbetet lojtarit për të vendosur se ku të shkojë. Të hënën ai do të kthehet nga pushimet dhe unë mendoj se në mes të javës gjithçka do të jetë më e qartë” – tha presidenti i klubit francez./Indeksonline/