Presidenti i Lille ‘vajton’ largimin e Edon Zhegrovës
Edon Zhegrova gjatë afatit kalimtar veror ndryshoi ambient, duke u transferuar te Juventusi.
Ylli kosovar ende nuk ka gjetur hapsirën e nevojshme te “Zonja e Vjetër” për shkak edhe të problemeve fizike që ka pasuar muajt e fundit, shkruan IndeksOnline.
Por largimin e Zhegrovës po e vajton Pronari i Lille, Alessandro Barnaba.
Ai në një deklartë të fundit thotë se Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të talentuar që ka parë.
“Bëhet fjalë për një nga lojtarët më të talentuar që kam parë ndonjëherë, por ai ka pasur një dëmtim serioz, i cili fillimisht ishte nënvlerësuar — dukej më i lehtë nga sa rezultoi më pas. U detyrua t’i nënshtrohej një operacioni dhe që nga ai moment nuk ka mundur të luajë më deri në fund të sezonit.
Edoni erdhi te Juventusi pas tetë muajsh pa aktivitet: një lojtar me cilësitë e tij, që bazohet shumë te shpejtësia dhe lëvizshmëria, ka nevojë për kohë për të rifituar ritmin e duhur. E prisja që nuk do të mund të rikthehej menjëherë në formë — është normale që të duhen muaj për t’u kthyer në nivelin maksimal me intensitetin që kërkon futbolli sot.
Megjithatë, Edoni mbetet një lojtar me talent të jashtëzakonshëm. Ndoshta Spalletti do dijë ta shfrytëzojë në mënyrën e duhur, si në fushë ashtu edhe jashtë saj: ai duhet menaxhuar në një mënyrë paksa të veçantë. Nëse ja del ta bëjë këtë, jam i bindur se Zhegrova do të bëjë shumë mirë.”, ka deklaruar Barnaba./IndeksOnline/

