Presidenti i Lirisë së Kosovës!
Indeksonline
Sot bota mori një lajm të hidhur. Në moshën 94 vjeçare vdiq ish-Presidenti i ShBA-s Xhorxh H. Bush. Dhe sot askush më shumë se Kosova dhe shqiptarët nuk janë të pikëlluar, sepse kombi shqiptar humbi Njeriun që ua solli shpresën bashkë me Lirinë e tyre.
Ishte fundi i vitit 1992, më saktë në kohën kur po festonte Krishtlindjet gjithë populli amerikan nëpër familjet e tyre erdhi zëri i fuqishëm që andej edhe për popullin e Kosovës që ishte i pushtuar e i shtypur mizorisht nga Serbia me në krye kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Më saktë, më 25 Dhjetor të vitit 1992, ish-Presidentit Xhorxh H. Bush, tha:
“Në rast se në Kosovë ndodhë një konflikt i cili shkaktohet nga provokimet serbe, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë si edhe brenda vetë territorit të Serbisë”.
E veçanta e kësaj porosia ishte shumëdimensionale:
E para, për herë të parë një President i ShBA-s po e kërcënonte drejtpërsëdrejti një pushtues që vinte nga Europa dhe që e kishte Vëlla të Madh Rusinë. Pra Serbia nuk ndodhej në ndonjë skaj të humbur të ndonjë kontinenti të harruar edhe nga perëndit, por shtrihej në hapësirën prej nga kishte lindur qytetërimi njerëzor;
E dyta, ishte hera e parë që një President i ShBA-s po ia tërhiqte vijën se deri ku mund të shkonte Serbia me Kosovën dhe se në rast nevoje ShBA-ja do të ndërhynte jo vetëm brenda Kosovës por edhe ne territorin e Serbisë;
E treta, koha kur e tha Presidenti Bush qëndrimin e tij në lidhje me Kosovën dhe për popullin e Kosovës ishte festë e Krishtlindjeve familjare dhe ky burrështetas i Madh nuk e harroi popullin e vogël, të vuajtur e të pushtuar të Kosovës, nuk i harroi familjet shqiptare që po jetonin nën terrorin e pushtuesit serb. Kujdesi i tij ishte i barabartë me kujdesin e një engjëlli;
E katërta, qëndrimi i Presidentit u bë premtim jo vetëm i politikës së Jashtme të ShBA-s, por u bë edhe qëndrim i familjes së Mëdha Bush. Djali i tij, kur u bë President i ShBA-s, erdhe në Shqipëri në verën e vitit 2007 dhe e solli Pavarësinë e Republikës së Kosovës te shteti amë-Shqipëria;
E pesta, me trasimin e rrugëve politike e strategjike për në Kosovë veçmas prej Presidentit Bush, ShBA-ja sot ka një Portë të Madhe ajrore, ujore e tokësore në Europë. E ka një popull që e do vetveten sa edhe ShBA-në dhe është Roja më besnike që e vëzhgon pa ndërprerë kufirin Lindor të qytetërimit Perëndimor.
Indeksonline