Presidenti i Llapit konfirmon të ardhmen e Mentor Zhdrellës
Emri i Mentor Zhdrellës ditët e fundit është lakuar shumë në media për një largim të mundshëm nga KF Llapi.
Por, e ardhmja e legjendës së Superligës duket se do të vazhdoj të jetë në Podujevë, transmeton Indeksonline.
Presidenti i KF Llapit, Beqir Batatina përmes një postimi në Facebook ka publikuar një fotografi me Zhdrellën duke shkruar se kapiteni nuk largohet.
” Kapiteni premton se nuk largohet nga Llapi pa i sjell trofe”, ka shkruar Batatina./Indeksonline/